Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka takuar anëtarë të grupit “Marakli t’Biciklave” me të cilët ka diskutuar për shtimin e shtigjeve për çiklizëm.
Abrashi thotë se ditëve në vijim do të ngritët një trup i zgjeruar me ekspertë të fushës dhe zyrtarë e grupe të interesit për të propozuar zgjidhje, transmeton portali arbresh.info.

“Më shumë investime për çiklistët
“Bashkë me Berat Rakovica e Gazmir Raci nga Marakli t’Biciklave, dhe më vonë me Dren Zatriqi trajtuam sfidat, shtimin e funksionalizimin e shtigjeve për çiklizëm.
“Ditëve në vijim do ta ngritim një trup të përbashkët në përbërje më të zgjeruar, ku do të përfshihen ekspertët e fushës së komunikacionit, zyrtarët e Ministrisë, grupet e çiklistëve e grupe të tjera të interesit, për të propozuar zgjidhje infrastrukturore për krijimin e shtigjeve për çiklistë.
“Me fjalë tjera, më shumë çiklizëm, shtigje të reja, turizëm, sinjalizim, sport, investime, transport ekologjik e shëndet!”, shkruan Abrashi./arbresh.info/

Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...