Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka pritur sot në takim udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim në Kosovë (ADA), Dr. Gunther Zimmer dhe Arsim Azirin, menaxher i programeve për zhvillimin ekonomik.
Ministri Blerim Kuçi i ka falënderuar përfaqësuesit e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në zhvillimin e saj.
Kuçi i informoi z. Zimmer dhe z. Aziri për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19, si dhe për 9 pikat e parapara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Po ashtu Ministri Kuçi, theksoi se ndihma e ADA-së në këtë kohë të vështirë ekonomike me të cilën po përballet Kosova, është mëse e nevojshme.
Përfaqësuesit e ADA-së shprehen gatishmërinë që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik.
Zyra Koordinuese për Bashkëpunim e Agjencisë Austriak për Zhvillim (ADA) fokusin kryesor të saj e ka në zhvillimin rural, ekonomik, mbështetjen e kapaciteteve institucionale në vend, digjitalizim dhe arsim.

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot