Drejtori i KEDS-it, Alper Erbas dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë inspektuar në terren investimet e kompanisë.
I pari i kryeqytetit dhe drejtori i KEDS-it, premtuan se shumë shpejt kabllot e ekspozuara do të futen në tokë dhe kështu do të eliminohet rreziku për qytetarët e Prishtinës.
Erbas theksoi se në periudhën gjashtë mujore të këtij viti do të kompletohet investimi i bërë nga KEDS në Prishtinë.
“Investim do të jetë 16.5 milionë euro ku do të afektohet i gjithë kryeqyteti. 95 mijë konsumatorë në gjithë Prishtinën prej 120 mijë konsumatorë do të përfitojnë prej këtyre investimeve. Do të kemi energji stabile më të madhe dhe gypat të cilat janë përgatitur për kabllo të cilat do të jenë nën tokë”, theksoi Erbas.
Ahmeti ka thënë se përveç eliminimit të kabllove të ekspozuara, do të sigurohet edhe energji alternative për qytetarët e Prishtinës.
“Jemi në vëzhgim apo monitorim të punimeve që KEDS-i po i bënë në komunën e Prishtinës, KEDS-i po bën një investim mbi 17 milionë euro në përmirësimin e situatës në Prishtinë në disa fusha siç është përmirësimi e furnizimit të rrymës prej 10 kv në 20 kv që ofron rrymë stabile për qytetarët tanë. E dyta është që kabllot e ekspozuara do t’i vendosim nën tokë të cilat janë edhe të rrezikshme për banorët, sepse janë të ekspozuara. Dhe e treta, që është e rëndësishme, është që gati për 100 mijë banorë me këto investime do të ofrohet furnizim alternativ”, tha Ahmeti.
KEDS-i ka investuar dhe është duke investuar ende edhe në komuna të tjera në vend.
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë
BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-...
Nis takimi Kosovë–Serbi për jetësimin e komisionit për të pa...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: Ligjërata mbi Gjykatën Spe...
Vjedhje në bankomat, tre vjet e gjysmë burg për kosovarin në...