Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka shtyrë për një ditë tjetër votimin e përbërjes së Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Kjo pas kërkesës së zëvendëskryeministres Albulena Balaj Halimaj, e cila u propozua të jetë kryesuese e këtij komisioni.
Balaj Halimaj kërkoj që të ketë konsultime shtesë, duke thënë se nuk janë konsultuar sa duhet për përbërjen e këtij komisioni.
Kërkesa e saj pati mirëkuptimin e kryeministrit Avdullah Hoti e mi cili tha se përbërja ishte adekuate, dhe në konsultim me familjen Jashari, e cila edhe do të jetë pjesë përbërse e këtij komisioni.
“Përbërja e këtij komisioni është adekuate, ne konsultimet i kemi bërë, por mund ta shtyjemë nëse ju kërkoni”, tha Hoti.
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim