Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni policor Deçan, me datё 29.06.2020, rreth orës 16:45 ka pranuar njё informatë se nё rrugën Sali Çeku nё Deçan disa persona janë duke u rrahur, transmeton arbresh.info.
Personat e lënduar me mjete tё ftohta (thika) ne kёtё rast janё dёrguar ne QKMF-Deçan, ku tё njëjtit kanë vazhduar rrahjen edhe aty.
Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes,
Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe tё gjithё personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar.
Njёri nga personat e arrestuar pas intervistimit i njëjti pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK-Prishtinё, pёr trajtim tё mëtutjeshëm.
Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti./arbresh.info/
FOTO ILUSTRUESE
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës