Në internet ka qarkulluar një video nga ndeshja ndërmjet Mitrovicës dhe Feronikelit në kategorinë e femrave, në të cilën shihej edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, për të cilin pretendohej ta ketë goditur dikë.
Mirëpo, në një prononcim për emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini, ai ka mohuar diçka të tillë duke thënë se portalet dhe persona të caktuar kanë përhapur dezinformata dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë zyrtar të Feronikelit, porse për nipin e tij.
“Personi i cili shihet në video, është djali i vëllait tim, nuk është zyrtar i Feronikelit”, ka thënë Haxhiu.
“Është nipi im, të cilin e kam qetësuar, jam përpjekur ta qetësoj atë dhe disa tifoz mitrovicas e të cilët ishin të provokuar nga zyrtarët e Feronikelit”.
“Një provokim të tillë e kam pasur edhe unë nga zyrtarët e Feronikelit edhe pse isha në tribunë”, ka deklaruar Haxhiu duke përsëritur se qëllimi i tij ishte që ta qetësonte situatën, ndërsa ata që, sipas tij, kanë përhapur dezinformata do të përballen me padi gjyqësore.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...