Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen mendon që më në fund kishte gjetur datën për martesën, por ajo tani është dashur ta shtyjë për herë të tretë për shkak të samitit të BE-së.
Shumë plane martesash janë prishur nga pandemia e Covid-19 dhe duket se as liderët botërorë nuk janë imunë, transmeton portali arbresh.info.
“Unë mezi po pres të martohem me këtë njeri fantastik,” shkroi Frederiksen në një postim në Facebook së bashku me një foto të vetes dhe të fejuarit të saj, Bo Tengberg.
“Por natyrisht nuk mund të jetë kaq e lehtë, dhe tani është thirrur një mbledhje e këshillit në Bruksel, saktësisht atë të Shtunë në Korrik, kur ne kishim planifikuar të martoheshim”, shkroi ajo.
“Por unë duhet të bëj punën time dhe të kujdesem për interesat e Danimarkës. Pra, ne duhet të ndryshojmë planet përsëri.
“Së shpejti ne duhet të jemi në gjendje të martohemi. Mezi po pres t’i them Po, Bo (i cili fatmirësisht është shumë i durueshëm)”.
Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Evropian më 17-18 korrik, i cili do të mbahet në Bruksel në prani të 27 krerëve të vendeve anëtare, u vendos javën e kaluar në një takim virtual.
Do të jetë samiti i parë ku liderët do të jenë fizikisht të pranishëm që kur izolimi i koronavirusit filloi muaj më parë.
Gjatë takimit, liderët janë vendosur të diskutojnë një plan të rimëkëmbjes në përgjigje të krizës Covid-19 dhe një buxhet të ri të BE./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...