Asnjë politikan më nuk do të mund të jap premtime për rritje të pagave në sektorin publik. Tashmë çështja e ngritjes së pagave pritet të rregullohet me ligjin mbi financat publike. Rritja e pagave do të mund të bëhet vetëm atëherë kur rritet GDP-ja.
Këtë e ka bërë të ditur një bisedë për KosovaPress, kryetari i komisionit parlamentar për buxhet dhe Financa, Naser Osmani.
“Rregulli që konsideroj që është shumë i rëndësishëm për rregullën financiare është çështja e rregullimit të ngritjes së pagave. Deri më tash kemi pas një oscilim rreth kësaj vetëm në kohën e fushatave apo premtimeve që janë bërë, e kemi fut në ligj që besoj që do të aprovohet që paga mund të rritet krahas zhvillimit ekonomik. Me fjalë të reja paga mund të rritet aq sa rritet GDP-ja, aq sa rritet Bruto Produkti Vendor, aq mundet të rritet pagan ë sektorin publik. Unë konsideroj që kjo është një rregull një kushtëzim i mirë dhe kjo ka me vu rregull në çështjen e pagesës së të gjithë punëtorëve të Administratës Publike në Kosovë”, tha Osmani.
Osmani ka treguar se me miratimin e plotësim ndryshimeve të ligjit mbi financat publike do të rregullohet edhe çështja e deficitit buxhetor që deri tani ka qenë e kufizuar me 2 për qind.
Ajo që nuk kanë arritur të hy me ligji por që do të diskutohet ditëve në vazhdim, sipas Osmanit është çështja e kompensimit të demit jo ekonomik në rast se personat të caktuar arrestohen pa faj, janë të dëmtuar emocionalisht me largimin nga puna apo diçka tjetër.
“Një çështje tjetër që konsideroj që duhet të bëhet por që nuk është fut edhe përkundër asaj që kemi biseduar. Është peticioni i qytetarëve që ka të bëjë me dëmin jo ekonomik ku iu jan? ? drejtuar kuvendit, respektivisht komisionit edhe komisioni duhet ta shqyrtoj. Sepse kjo kërkohet të jetë e amandamentuar ose pjesë e ligjit për menaxhimit të financave publike që nuk është aq e thjeshtë për arsye se një dëme i tillë është vështirë të bëhet vlerësimi, mirëpo këtë e garanton kushtetuta dhe normat ndërkombëtare që duhet të bëhet edhe dëmi jo ekonomik të jetë pjesë e ligjit për financat publike”, tha Osmani.
Ai po ashtu ka qartësuar se edhe rritjet e proklamuara për pensione nuk mund të ndodhin, kjo pasi vendimet e tilla nuk i merr asnjë ministër tjetër përveç kryeministrit të vendit dhe ministrit të financave.
“Unë konsideroj që në këtë kohë edhe qeveria, edhe ministritë e resurseve duhet të jenë shum? ? të kujdesshëm për arsye se përballemi me një situatë jo të mirë të një kategorie siç janë pensionistët. Pensionistët edhe ata ndahen në disa kategori dhe deklarata e fundit që janë bërë të pa koordinuara me ata që vendosin ai është kryeministër dhe ministër i financave. Konsideroj që nuk është dashur të jepen për arsye se duhet të bëhen parallogaritje se sa ka mundësi financiare Kosova me e rritë një pension në vlerën çfarë është përmend”, tha Osmani.
Ligji mbi financat publike është në fazën e hartimit në kuvend dhe shumë shpejt pritet të dërgohet për miratim në kuvend.
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari pë...
Aksioni i Policisë në Zubin Potok, Elshani jep detaje
Bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në Zubin Poto...
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin