Ata që kanë besuar se mjaftojnë 6 javë, janë plotësisht në lajthitje!
Nuk është fjala vetëm për këndellje fizike por edhe për këndellje mendore. Shtatzënia është ndryshim i madh për trupin e nënës.
Organet në trupin e femrës lëvizin, krijohet rreth një litër e gjysmë më shumë gjak, ndërkaq se cila nënë përjeton ndryshime të mëdha hormonale.
Tashmë disa shekuj femrave u është thënë që trupi kthehet në gjendjen normale gjashtë javës pas lindjes, përkatësisht aq sa zgjat lehonia.
Mirëpo, një hulumtim më i ri britanik ka zbuluar që gjashtë javë këndelljeje është fantazi e pastër dhe se trupit të femrës i nevojitet një vit i plotë që të këndellet nga shtatzënia dhe lindja.
Nuk është fjala vetëm për këndellje fizike, por edhe për këndellje mendore. Shumica e nënave gjenden nën presionin e madh që sa më parë të kthejnë formën, të punojnë njësoj sikur para shtatzënisë, apo që sa më parë të kthehen në vendin e punës.
Udhëheqësja e hulumtimit dr. Julie Wray nga Universiteti Salford konsideron që femrat do të duhej të qëndronin në maternitet sa më gjatë.
Në mënyrë që të pushonin sadopak, duke aluduar në atë që në Britaninë e Madhe disa spitale i lënë të dalin nga materniteti nënat pas gjashtë orësh të lindjes./fol/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit