Kulla Eiffel, monumenti simbol i Parisit është rihapur pas tre muajsh mbylljeje për shkak të koronavirusit.
Për ta vizituar, turistët nga 11 vjet e lart duhet të mbajnë maska e të ruajnë distancën prej të paktën një metri e gjysmë.
Përpos kësaj, janë të detyruar të përdorin shkallët: ashensorët në fakt, si masë paraprake dhe në respektim të distancimit social, do të jenë të mbyllur atje deri në datën 1 korrik.
Më 15 qershor, Franca nisi zbutjen e masave të izolimit, duke nisur hapjen e kafeneve e restoranteve si dhe udhëtimin në shtete të tjera të Bashkimit Europian.
Por presidenti Macron deklaroi se “vera e 2020-ës do të jetë si asnjë tjetër dhe neve do të na duhet të vëzhgojmë zhvillimin e pandemisë, në mënyrë që të jemi të përgatitur me fuqi të reja, në rast se virusi kthehet sërish”.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...