Tri ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 26-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll kanë përfunduar baras, shkruan Gazeta Express.
Prishtina është ndalur nga Llapi, me të cilin barazoi në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 1:1.
Goli i Ahmed Januzit, i realizuar në pjesën e parë, ishte i pamjaftueshëm për kryeqytetasit pasi Mentor Zhdrella realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë në pjesën e dytë për të nivelizuar gjithçka.
Ndërkohë, të dyja ekipet e kanë qëlluar nga një herë tërthorësen në pjesën e parë.
Ky barazim mund t’i kushtojë Prishtinës, e cila tash mbetet katër pikë prapa lideres, Drita.
Me barazim u ndal edhe Ballkani, i cili nuk arriti më shumë se një rezultat 1:1 ndaj Ferizajt në udhëtim.
Arbër Prekazi i kaloi therandasit në epërsi në pjesën e parë.
Kurse, Albin Krasniqi me një gol maestral nga gjuajtja e lirë e barazoi rezultatin në fund të pjesës së dytë.
Ky barazim e largon edhe më shumë ekipin Portokalli me titull të kampionit.
Ballkani mbetet 5 pikë prapa Dritës.
Ndërkohë, derbi lokal ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës, i zhvilluar sot në Drenas ka përfunduar baras pa gola, 0:0. /Gazeta Express/
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi