Oficerët korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pas informacioneve konfidenciale se do të kryhet një kontrabandë në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar kanë bërë bastisjen e një minifrigoriferi, cili kishte tentuar të futej në këtë qendër paraburgimi.
“Sot, rreth orës 13:00 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pas informacioneve konfidenciale, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës në QP Gjilan. Me të pranuar informacionin, oficerët korrektues në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar në informatën konfidenciale, kanë bërë bastisjen e një mini-frigoriferi, i cili ishte sjellë nga familjarët e një të burgosuri”, thuhet në njoftimin e SHKK-së, rpaorton arbresh.info.
Bastisja ka rezultuar pozitive, në derën e minifriforiferit në një pjesë të kamufluar është gjetur një telefona mobil i tipit “Samsung” dhe një karikues.
“Pas intervistimit të të paraburgosurit, i njëjti deklaron se “telefonin e ka montuar në frigorifer deri sa ka qenë në liri, pasi që i njëjti e ka ditur se do të vijë në burg”. Lidhur me këtë rast, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore”m, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit./arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...