Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili ka pasuri mbi gjysmë milioni euro.
Ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit këtë vit ka deklaruar se vetëm pasuri të paluajtshme mbi 600 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Një shtëpi me lokal afarist në vlerë 350 mijë euro, e ndërtuar me 1986 me kredi dhe kursime, e renovuar me 2004 me kredi dhe kursime. Dy banesa, njëra në vlerë 90 mijë euro në pronësi të fëmijëve, ndërsa tjetra në pronësi të tij në vlerë 68 mijë euro.
Xhelili ka deklaruar gjithashtu edhe dy troje, njërin në vlerë 60 mijë euro të blerë nga të hollat e banesës se shitur ne Durrës, dhe tjetrin në vlerë prej 38 mijë eurove të blerë me të hollat nga kursimet.

Por, deputeti i PDK-së, duket se është më modest për nga veturat. Ai ka deklaruar në pronësi një veturë të tipit golf 5 në vlerë 8 mijë euro. Ndërsa sipas deklamimit në AKK, bashkëshortja dhe fëmijët nuk kanë vetura.
Ai nuk ka deklaruar gjithashtu asnjë detyrim financiar.
Xhelili me familje kanë mbi 26 mijë euro të kursyera në disa banka të vendit.

Nga Kuvendi i Republikës së Kosovë ka deklaruar se merr page vjetore prej 7,674 euro, ndërsa nga ‘OPN “Vita”, merr 4,104 euro. Bashkëshortja e tij nga po kjo e fundit merr pagë vjetore prej 28,990.00. /arbresh.info/

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan