Uji në një shishe plastike ka shumë pasoja për shëndetin sidomos për mushkëritë, probleme me zemrën dhe probleme gastro-intestinale.
Uji që ndodhet në shishe plastike mund të përmbajë antinomi, një lloj metali i rende, i cili sjell probleme me mushkëritë, probleme me zemrën dhe probleme gastro-intestinale
. Nga ana tjetër, bisphenoli A që ndodhët në shishe ngacmon sistemin hormonal.
Sa më nxehtë të bëjë aq më i ndotur bëhet uji.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se sa më e lartë të jetë temperatura e ambientit aq më shumë rritet përqëndrimi i antinomit (dyfishohet) dhe në këtë mënyrë rritet edhe rreziku për organizmin.
Mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin tuaj është që të hidhni shishet qe kanë qëndruar për shumë kohë në të ngrohtë.
Studiuesit tregojnë se nëse një shishe ujë qëndron për një kohe te gjatë në të ngrohtë apo në diell ai mund të bëhet më i rrezikshëm, sidomos për fëmijët. Ruajini gjithmonë shishet në frigorifer apo nëpër vendet e freskëta të kuzhinës. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që një gllënjkë ujë i ndenjur shkakton problem, mjafton që mesazhi të kuptohet. /Albeu
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...