Avokati i njohur Tomë Gashi ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Thaçi dhe Veseli , bashkë më disa të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të çilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Gashi, thotë se Gjykata Speçiale e bëri publike aktakuzën e parë të ngitur nga Zyra e Prokurorit
Speçial ne kundërshtim me rregullat e të saj ligjore.
Sipas tij, aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorëzuar në Gjykate Speçiale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli është ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Proçedurës Paraprake.
Ai e ka quajtur ditë të keqe dhe të rëndë për Kosovën.
“Është një lajm i keq për të gjithë Shqiptaret në përgjithësi , për në Shqiptaret e Kosovës në veçanti dhe posaçërisht për ish pjesëtarët e UÇK-se. Askush nuk do te duhej te gëzohet për ngritje te Aktakuzës kudër Presidentit te Kosovës dhe për ish kryeparlamentarin e Kosovës. Dite e keqe dhe e rende për Kosovën”, ka shkruar Gashi në Façebook./arbresh.info
LEXO EDHE:
http://www.arbresh.info/lajmet/lajmi-i-fundit-gjykata-speciale-ngrit-aktakuze-ndaj-hashim-thacit-e-kadri-veselit/
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë