Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi thotë se Ali Ahmeti bashkë me shokë e rrëzuar atë nga pushteti me luftë në vitin 2001.
“Më rrëzuan me luftë me arsyetimin se do të realizojnë të drejtat e shqiptarëve”, tha ai në emisionin “Debat Plus”.
Kryetari i PDSH-së thotë se do të jepte dorëheqje dhe nuk do të merrej me politikë nëse konstatohet se shqiptarët janë më shumë të punësuar e të përfaqësuar në administratë më shumë tani se në vitin 2001 kur ai ka qenë në qeveri.
I pyetur nëse lufta në Maqedoni ka qenë për ta rrëzuar atë nga pushteti, Thaçi është përgjigjur: “Pa diskutim”.
Thaçi thotë se qëndrimi i gjatë në politikë nuk duhet të shihet si problem pasi sipas tij në vendet e zhvilluara perëndimore senatorët janë persona me karrierë shumë të gjatë politike.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës