Një ushtar amerikan është akuzuar për terrorizëm, për shkak të planifikimit të një prite vdekjeprurëse ndaj njësitit të tij duke i dërguar informacionet një grupi neo-nazist.
Ethan Melzer, 22-vjeçar, akuzohet për dërgim të detajeve sensitive për njësitin e tij tek Urdhri i Nëntë Këndeve, transmeton portali arbresh.info.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë e ka quajtur një “grup ekstremist i dhunshëm i bazuar në okulte dhe me motive raciste”.
Ai dyshohet se ishte duke planifikuar që informacioni t’u kalohej xhihadistëve, të cilët më pas do të kryenin një sulm.
Plani i tij u prish në fund të muajit të kaluar nga FBI dhe ushtria amerikane. Ai u arrestua në 10 qershor.
Ushtari Melzer është akuzuar për komplot dhe përpjekje për të vrarë shtetasit amerikanë, komplot dhe përpjekje për të vrarë anëtarët e shërbimit ushtarak, sigurimin dhe përpjekjen për të siguruar mbështetje materiale për terroristët, dhe komplot për vrasje dhe sakatim në një vend të huaj.
Melzer u regjistrua në Ushtrinë Amerikane në dhjetor 2018 dhe filloi shërbimin e tij aktiv në Qershor 2019./arbresh.info/
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”