Justin Bieber ka mohuar akuzat për sulm seksual ndaj një gruaje në vitin 2014.
Dje në tabloidet amerikane dhe ato angleze është bërë lajm një postim i një përdoruese në Twitter me emrin Danielle e cila pretendon se është sulmuar seksualisht nga këngëtari.
Por këto akuze i demantoi Justin Bieber me disa postime në Twitter ku thotë se ai atë kohe ishte në lidhje me Selena Gomezin dhe nuk ka qëndruar në asnjë moment në ‘Four Seasons’ vendin ku pretendonte akuzuesja se është sulmuar nga këngëtari.
“Zakonisht nuk i kushtoj rëndësi akuzave me të cilat jam përballur gjatë gjithë karrierës sime, por unë, bashkëshortja ime dhe ekipi vendosëm që të flisnim për një ngjarje”, shkroi ai. “Thashethemet janë thashetheme, por nuk e kaloj lehtë diçka si abuzimi seksual. Doja të flisja për respekt të të gjitha viktimave të abuzimit seksual. Doja të sigurohesha që i kisha të gjitha faktet para se të flisja”, shkruan Bieber.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë