Berat Gjimshiti është rikthyer me formë të lartë te Atalanta, që mposhti 4-1 Sassuolon në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Mbrojtësi shqiptar e hapi llogarinë e golave për skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 16-të me kokë, nga një asistim të Mattia Caldaras.
Më pas golat për Atalanta i shënuan Duvan Zpata (31’) dhe Mehdi Bourabia me një auto-gol në minutën e 37-të, e që me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.
Në të dytën ishte sërish Zapata (66’) që realizoi për 4-0, derisa Sassuolo e vetmja gjë që arriti ishte të ngushtonte epërsinë.
Boubaria që shnoi auto-gol në pjesën e parë, shpagoi gabimin e tij me golin që shënoi në minutën e 90’+2, por që skuadra e tij nuk i shpëtoi humbjes.
Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta të plotë, duke treguar paraqitje mjaftë të mirë, e që ishte ndeshja e parë për të dhe skuadrën e tij pas ndërprerjes së futbollit në mesin e muajit mars nga coronavirusi.
Atalanta gjendet në pozitën e katër me 51 pikë, tri më paq se Interi që gjendet në të tretin e që edhe në edicionin e ri duan të luajnë në Ligën e Kampionëve.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...