Ish-këshilltari për siguri kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton mund ta publikojë librin e tij, vendosi një gjykatës në SHBA, pavarësisht përpjekjeve të administratës Trump për ta bllokuar këtë libër.
Administrata e presidentit Donald Trump ka shprehur shqetësim se libri i Bolton mund të ketë informacione të klasifikuara.
Vendimi i gjykatësit Royce Lamberth po shihet si fitore për Boltonit, megjithëse Shtëpia e Bardhë është zotuar se do të vazhdojë ta kundërshtojë botimin e memoarit të ish-këshilltarit për siguri kombëtare.
Gjykatësi megjithatë tha se Bolton nuk kishte marrë leje nga Shtëpia e Bardhë për informacionet e përdora në libër, megjithëse Bolton ka deklaruar se libri do të dërgohet për rishikim nga administrata amerikane.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkruar në Twitter se Bolton “ka shkelur ligjin duke përdorur informacione të klasifikuara. Ai duhet të paguajë çmim të madh për këtë gjë. Kjo nuk guxon të ndodhë edhe një herë”.
Libri i Boltonit, “Dhoma ku ka ndodhor: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë”, pritet të publikohet më 23 qershor. Disa pjesë të librit të Bolton tashmë janë publikuar në disa gazeta.
Trump pati shkarkuar Boltonin, nga pozita e këshilltarit për siguri kombëtare shtatorin e vitit 2019.
Shtëpia botuese, Simon and Schuster, e ka përshkruar përmbajtjen si “libër që Donald Trump nuk dëshiron që ju ta lexoni”.
Sipas skriptës së publikuar nga shtëpia botuese, Bolton e përshkruan administratën Trump si kaotike./rel/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...