Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një intervistë për arbresh.info flet për procesin e vetingut, hetimet në lidhje me korrupsionin në të gjitha nivelet, vdekjet ende të dyshimta të Astrit Deharit e Agon Musliut. Në këtë intervistë ai flet edhe për mundësinë e kthimit të Elez Blakaj, hetimet në lidhje me veteranët “e rrejshëm”, ndërhyrjet e mundshme në dhomën e përgjimeve dhe punësimet në Telekom.
Aleksandër Lumezi e cilëson si “shumë popullore” të thuhet se ka nevojë për një veting të drejtësisë ku përfshihet Prokuroria.
Sipas tij, sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformë, e cila duhet të fokusohet në rritjen e llogaridhënies dhe të forcohet mbikëqyrja e prokurorëve, dhe gjatë vlerësimit të performancës, personat që nuk tregojnë efikasitet, përmes një komisioni profesional të forcohet puna e tyre e përditshme.
“Ka nevojë të bëhet ndonjë reformë brenda sistemit të drejtësisë, por ajo reformë të bëhet ekskluzivisht nga bartësit e funksioneve prokuroriale dhe gjyqësore, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me Ambasadën Amerikane dhe ambasadat tjera, Komisionin Evropian dhe shoqërinë civile”.
Sipas tij, duhet të ketë ndryshime ligjore dhe kushtetuese, dhe gjithë ato verifikime që duhet të bëhen thotë se marrin një kohë të gjatë.
“Vetingu do të duhej të përfundojë brenda tre viteve për të mos dëmtuar efikasitetin e gjykatave dhe prokurorive.”
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë