Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Anton Quni, ka thënë se ka një dakordim për të filluar shërbimin ushtarak.
“Shërbimi ushtarak ka qenë pjesë e programit qeverisës mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe në qeverisjen e tanishme ka një dakordim mes LDK-së dhe partnerëve qeverisës se duhet të ketë shërbim ushtarak. Që të gjithë janë dakord që të ketë një shërbim ushtarak obligativ tre mujorë”.
Quni thotë se edhe personalisht e mbështet fuqishëm shërbimin ushtarak për të rinjtë e Kosovës.
“Ky shërbim është i mirë për sigurinë e Kosovës, rininë e Kosovës që të kalojnë këtë fazë të rekrutimit dhe të marrin njohuri shtesë jashtë programit arsimorë që ne e kemi sot në shkollat tona”, tha Quni në RTV Dukagjin.
Ministri i Mbrojtjes thotë se janë në fazat fillestare të këtij projekti dhe sipas tij duhet koordinim shumë i madh ndërmjet ministrive.
“Duhet të ketë një koordinim edhe me komunat pasi mund të ketë efekt edhe te to nëse kemi të bëjmë me numër të madh”.
Quni thotë se po mendohet që shërbimi ushtarak do të fillojë nga mosha 18 vjeçare./Telegrafi/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës