Stefano Sensi do t’i mungojë Interi për së paku dy ndeshje.
Sensi, i cili u kthye në fushat e blerta në gjysmëfinalen kundër Napoli, do të duhet të kthehet në pauzë të obligueshme, si pasojë e lëndimeve.
Lëndimet ia vështirësuan lojtarit pjesën e parë të sezonit, por ato nuk po e lënë të qetë as në fundin e kampanjës.
Sipas njoftimit të fundit të Inter, lojtari iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe ka pranuar rezultatet.
“Testet kanë treguar se muskuli i kofshës së këmbës së djathtë ka probleme. Gjendja e tij do të rishikohet përsëri javën tjetër”, ka thënë Sensi, transmeton lajmi.net.
Ky është lëndimi i pestë i Sensi këtë sezon. Ai ka shënuar tri gola dhe ka shtuar katër asistime në shtatë ndeshjet e tij të para në Serie A këtë edicion.
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit