Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka qartësuar edhe një herë për pagën e luftës në këtë kohë koronavirusi.
E pyetur nga moderatorja Eni Vasili, Denaj tha se në paketën e parë qeveria ka paguar për më shumë individë se sa ishte menduar.
“Kemi përgatitur paketën e parë ku ishin 64 mijë individë, që ishin deklaruar me pagë 0, ne kemi paguar 65 mijë vetë për prillin dhe qershorin. Kemi paguar më shumë se sa kishim planifikuar, gati 1.6 miliardë lekë
Në paketën e dytë, janë përfshirë 176 mijë persona, ndërkohë kemi 160 mijë që e kanë marrë këtë pagë. Kemi pasur një problem me shtyrjen e afatit.
Janë 1200 biznese që nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre. Janë 65 mijë përfitues për 3 muaj, 167 nga 176 për paketën e dytë dhe ky proces besoj se do zgjidhet shumë shpejt.
Duhet dhe që bizneset të aplikojnë për punonjësit e tyre, të marrin pagën prej 40 mijë lekësh. Nëse ka biznese që kanë paguar 100% pagën dhe që nuk e kanë parë të arsyeshme për pagën 40 mijë, atëherë është punë për ta,” u shpreh Denaj.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...