Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga kryetari i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori është takuar me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Guvernatori Mehmeti dhe kryeministri Hoti diskutuan për mundësitë e BQK-së për ta mbështetë qeverinë në realizimin e Pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
Gjithashtu, guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë e BQK-së për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës në përballim të sfidave ekonomike të vendit.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti kërkoi që Banka Qendrore e Kosovës të ketë rol aktiv në krijimin e parakushteve për realizimin e Pakos së rimëkëmbjes ekonomike, sidomos sa u përket masave që kanë të bëjnë me Garantimin dhe Ristrukturimin e Kredive, por edhe me rritjen dhe ruajtjen e likuiditetit, si dhe masave të tjera që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes së bashkatdhetarëve tanë dhe kostove, në mënyre që të sigurohet ardhja e tyre në Kosovë./arbresh.info
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...