Sot dy anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Jaha Solar dhe Intersteel, nënshkruan një kontratë bashkëpunimi, ku në bazë të saj Intersteel bënë instalimin e sistemeve fotovoltaike të prodhuara nga Jaha Solar.
Kontrata bënë të mundur furnizimin dhe instalimin e paneleve diellore fotovoltaike me kapacitet total 280 kWp.

Kjo njëherazi është edhe kontrata e parë e nënshkruan në mes të anëtarëve të Klubit të Prodhuesve, i cili ka për qëllim rrjetëzimin e anëtarëve, por edhe bashkëpunimin me institucionet të ndryshme për fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve vendore si dhe të vetëdijesimin e qytetarëve për kualitetin e prodhimeve vendore.
Jaha Solar është prodhues vendor në sektorin e energjisë së Kosovës dhe inovator në këtë fushë në vendin tonë, që ofron produkte – panele diellore fotovoltaike me performancë dhe cilësi të lartë, duke përmbushur standardet më të larta të prodhimit.
Ndërsa, Intersteel është ndërmarrje që ka krijuar një traditë në prodhimin e produkteve të ndryshme të çelikut, dhe është po ashtu një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, i cili mbulon jo vetëm tregjet e rajonit, por edhe më gjerë.
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...