Është përuruar projekti i ndërtimit të rrugës Decan – Plavë.
I pranishëm ishte kryeministri Avdullah Hoti si dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, transmeton portali arbresh.info.
Sipas kryeministrit Hoti, ky projekt infrastrukturor përafron të gjithë shqiptarët.
“Më afër shqiptarëve në Mal të Zi!
“Sot u ndjeva i nderuar që pata rastin të përuroja një projekt shumë të rëndësishëm infrastrukturorë, ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, projekt ky i domosdoshëm dhe strategjik për përafrimin e të gjithë shqiptarëve!
“Pata nderin që bashkë me partnerin tonë të koalicionit, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, me ministrine Infrastrukturës z. Arban Abrashi dhe me kryetarin e Deçanit z. BashkimRamosaj, ta përurojmë përfundimin me sukses të një pjese të kësaj rruge, projekt ky i nisur nga qeveritë e kaluara!
“Kjo rrugë është e një rëndësie strategjike për të gjithë shqiptarët, prandaj bashkë me ministrin Abrashi u zotuam që këtë projekt ta jetësojmë duke e asfaltuar rrugën deri në kufi me Malin e Zi!”, shkroi Kryeministri./arbresh.info/
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...