Shoqata e Transportit Nderqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve ka paralajmëruar protestë ditën e mërkurë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook, shoqata bën me dije se punonjësit do të kërkojnë pagën për ditët që nuk janë në punë, pas shtyrjes së hapjes së transportit publik me një javë, si dhe hapjen e transportit publik.
“Vendimi i strukturave shtetërore për shtyrjen me 1 javë të hapjes së transportit publik prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë me dije që kjo kërkesë është bashkëngjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Transportit.
https://www.facebook.com/shoqataetransportit/photos/a.325490594841996/504587920265595/?type=3&theater
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...