Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me Kryeministrin Avdullah Hoti, do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në takimin e 27 qershorit të thirrur nga ambasadori Richard Grenell.
Arbresh.info merr vesh nga burimet brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, se Selim Selimi ministri i Drejtësisë do të jetë përfaqësues nga kjo parti për dialogun Kosovë-Serbi.
“Nga AAK-ja, Selim Selimi është përfaqësues për dialogun Kosovë-Serbi kështu jemi dakorduar të gjithë brenda partisë”, ka thënë ky burim për Arbresh.info.
Selim Selimi ka gjasa që edhe të udhëtojë bashkë me Hotin e Thaçin në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri Avdullah Hoti do të përfaqësojë Qeverinë e Kosovës në këtë proces por në ekip do të ketë edhe të dërguar nga partnerët e koalicionit qeverisës.
/Arbresh.info/


Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt