Pak minuta më parë emisari special i presidentit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, konfirmoi se më 27 Qershor nis dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i presidentit Hashim Thaçi i cili tha se e mirëpret ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e Trump, njofton Klan Kosova
Tash ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.
“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë, veçanërisht me Qeverinë e SHBA-së dhe Richard Grenellin, ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve. Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti në Twitter
Coordinated activities with our int partners, especially with @USAGov and @RichardGrenell has yielded the first results, prompting Serbia to halt its derecognition campaign. Continuation of the dialogue is a key step for the normalization of relations and mutual recognition! https://t.co/peqLiQVYo2
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 15, 2020
Grenell: Lajm i madh, më 27 qershor Kosova e Serbia takohen në Washington për dialogun
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër