Oda e Afarizmit të Kosovës me kërkesë të bizneseve anëtare i është drejtuar me një kërkesë Kryenministrit Hoti, dhe institucioneve relevante për uljen e TVSH-së në 5 për qind për sektorin e turizmit dhe ushqimit.
OAK thekson se kjo është kërkesë e vazhdueshme që janë duke e bërë por që sipas tyrenevoja tani është edhe më e madhe si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit dhe vështirësive që ka shkaktuar pandemia tek këta sektor, duke qenë ndër më të prekurit e kësaj periudhe, thuhet ndër të tjera në kërkesë.
Lidhur me këtë, OAK potencon se ka hulumtuar edhe vendet e rajonit, të cilat kanë reduktuar Tvsh-në shumë më herët, duke përfshirë Shqiperinë në 6% që nga viti 2017, Maqedonia e Veriut në 5%, Mali i Zi 7%, duke na bërë kështu vendin me tvsh-në më të lartë, thuhet në letrën e dëguar.
Duke rikujtuar që biznesi është në gjendje shumë të rënd si rrjedhojë e mospërkrahjes nga ana e shtetit e sidomos ky sektor i cili është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë, Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar që të përkrahet kjo iniciativë./Arbresh.info/
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...