Për shkak të shpërthimit të tankerit pati dëme në disa ndërtesa përreth si shtëpi dhe fabrika
Si pasojë e shpërthimit të një tankeri me gaz në Kinë, 18 persona e kanë humbur jetën ndërsa 189 të tjerë janë plagosur.
Në një deklaratë nga Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave thuhet se shpërthimi ndodhi dje në një tanker me gaz të lëngshëm natyror (LNG) në autostradën Shenyang-Haikou, në afërsi të zonës Liaoning në qytetin Wenling.
Për shkak të shpërthimit të tankerit pati dëme në disa ndërtesa përreth si shtëpi dhe fabrika.
Më tej thuhet se është rritur në 18 numri i personave që kanë humbur jetën ndërsa ka arritur në 189 numri i personave të plagosur nga shpërthimi.
Në pamjet e publikuara në mediat kineze lidhur aksidentin, vërehen tymi që ngrihet në qiell dhe disa ndërtesa me pjesë të shembura nga fuqia e shpërthimit.
Ka shqetësime se numri i viktimave dhe të plagosurve mund të rritet.
Në zonën ku po zhvillohen punimet e kërkim-shpëtimit janë dërguar mbi 400 punonjës dhe shumë mjete zjarrfikëse./AA/
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...