Kina të shtunën ka raportuar numrin më të madh të rasteve me koronavirus në dy muajt e fundit, me 57 raste të reja në 24 orët e fundit, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha në një deklaratë se 19 nga ato raste ishin nga udhëtarët jashtë shtetit, transmeton Klan Kosova
Që nga 14 prilli ku ishin regjistruar 89 të infektuar me koronavirus kjo është shifra më e lartë.
Megjithatë komisioni nuk raportoi vdekje për shkak të virusit.
Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 83.132 teksa kanë vdekur 4,634 njerëz.
Kujtojmë se që nga përhapja nga origjina në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë mbi 430,000 jetë në 188 vende dhe rajone, ku SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.
Rreth 7.79 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, ndërsa rreth 3.7 milionë pacientë janë shëruar deri më tani, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” i SHBA
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...