Militantët vrasin së paku 20 ushtarë e 40 civilë në Nigeri

08:28 | 14 Qershor 2020
A Z

Militantët e dyshuar islamikë i kanë vrarë së paku 20 ushtarë dhe më shumë se 40 civilë në dy sulme të ndryshme në pjesën verilindore të Nigerisë.

Sulmi që ndodhi në distriktet Monguno dhe Nganzai të rajonit Borno erdhën vetëm disa ditë pasi militantët vranë së paku 69 persona gjatë sulmit në një fshat të distriktit Gubio, transmeton Gazeta Express.

Militantët vrasin së paku 20 ushtarë e 40 civilë në Nigeri
Dy punëtorë humanitarë dhe tre banorë lokalë i thanë agjencisë “Reuters” se militantët e armatosur me armatim të rëndë, përfshirë mortajat, erdhën në Monguno rreth orës 11 të paraditës së të shtunës sipas kohës lokale. Militantët i vranë së paku 20 ushtarë dhe u sollën nëpër atë zonë për tri orë.

Burimet thanë se qindra civilë janë lënduar gjatë shkëmbimit të zjarrit mes militantëve dhe forcave të sigurisë, duke i tejkaluar kapacitetet e spitalit lokal dhe duke i detyruar disa të lënduar që të prisnin jashtë për ndihmë.

Militantët hynë në Nganzaiu rreth kohës së njëjtë të shtunën. Ata erdhën me motoçikleta dhe vetura dhe i vranë më shumë se 40 banorë lokalë, sipas burimeve.

Grupi “Boko Haram” dhe një degë e tij, e quajtur “Provinca Afrikano-perëndimore e Shtetit Islamik”, kanë vrarë mijëra njerëz në pjesën verilindore të Nigerisë. Përgjegjësinë për dy sulmet më të reja e mori pikërisht kjo degë.

Shpërndaje në rrjete sociale