Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq siguroi opinionin publik vendas se zgjedhjet parlamentare dhe administrative, të planifikuara në vendin ballkanik më 21 qershor, nuk do të shtyheshin sërish, pasi situata aktuale epidemiologjike për koronavirusin nuk konsiderohej më si një problem.
Në të vërtetë, votimet ishin dekretuar për më 26 Prill, por, për shkak të urgjencës shëndetësore, u shtynë.
Pas lehtësimit progresiv të kufizimeve, në Serbi, ashtu si edhe në vendet e tjera të rajonit, ka pasur vetëm raste të kufizuara infeksionesh.
Duke folur në një televizion privat, Vuçiq theksoi se grumbullimet e mëdha të votuesve nuk do të lejoheshin në qendrat e votimit, të cilat do të pranojnë një numër të kufizuar personash.
”Të gjithë do të kenë detyrimin të veshin maskë dhe të respektojnë distancën fizike dhe masat e tjera parandaluese dhe sigurisë. Në Serbi virusi ende qarkullon”, deklaroi Vuçiq.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...