Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në emisionin sportiv “Favorit”e ka konfirmuar kandidaturën e tij për president në rast se shtëpia e futbollit u nënshtrohet zgjedhjeve të shpejta.
Natyrisht, këtë tha se do ta bëjë në rast se i kërkohet nga delegatët dhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, përkrahje kjo që duket ta ketë të sigurt Salihu.
E ardhmja e presidentit aktual, Agim Ademi është vënë në dyshim pas një urdhërese të Gjykatës që kërkon prej tij që më së largu deri më 18 qershor ta nis zbatimin e një dënimi prej 9 muajsh burgim për një çështje jashtë futbollit të ndodhur në vitin 2012. Gjykata Supreme ka mbetur shpresa e vetme e Ademit për t’u liruar nga akuzat që e ngarkojnë.
Kjo situatë ka prodhuar debat në publik madje edhe duke dalë edhe emra mundshëm si kandidatë potencial për postin e presidentit. Më i përmenduri është Eroll Salihu, bashkëpunëtori i Ademit, për të cilin qe disa ditë është thënë se veç e ka filluar procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve dhe përpjekjen e sigurimit të votave.
Për këtë ka folur vet Salihu. “Unë edhe pas vdekjes së presidentit Fadil Vokrri – jo vetëm që kemi bashkëpunëtor, po edhe shokë të ngushtë – gjithmonë e kam theksuar që s’kam dëshirë të bëhem president”, ka thënë ish bashkëpunëtori i ngushtë i Vokrrit e së fundmi i Ademit.
“Por, në këtë moment, edhe Komiteti Ekzekutiv dhe presidenti, nëse ndodh diçka, dëshirojnë që ta kenë një emër që ndoshta është i kapshëm për futbollin – asnjëherë s’e kam koritur as vendin, as Federatën – kështu që, nëse veç kërkohet, është e mundshme. Por, nuk është vendim i prerë”, u shpreh ai.
Duhet kujtuar se Salihu shihej si kandidat potencial për president edhe pas vdekjes së Vokrrit, por ndërkohë kryetar ishte zgjedhur Ademi, i cili ka bashkëpunuar me Salihun prej vitesh në FFK.
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA