Deri sa pushteti insiston për zgjedhje më 5 korrik, për VMRO-në, kjo datë mbetet e papranueshme.
VMRO-DPMNE theksojnë se për to është me e rëndësishme shëndeti i qytetarëve, posaçërisht kur çdo ditë e më shumë kemi rritje të numrit të të infektuarve me Kovid-19.
Nga kjo parti nuk tregojnë datë e cila do të ishte e pranueshme në këto kushte, apo të propozojnë ndonjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Në 24 orët e fundit në Maqedoni ka 175 raste të reja dhe 5 të vdekur, ndërsa LSDM dhe Zaev vazhdojnë të flasin për zgjedhje të shpejta. Për vetëm 10 ditë ka 1316 raste të reja të të infektuarve dhe 36 të vdekur, ndërsa Zaev dhe LSDM akoma kalkulojnë se si të shpëtohet karriera e tij politike. Maqedonia po bëhet Lombardia ballkanike me numër rekord të të infektuarve dhe të vdekurve në një milion banorë. Maqedonia për shkak të politikës së Zaevit është vend i cili më së keqi po përballet me epideminë e koronavirusit në Evropë. Ne konsiderojmë se tani është prioritet kryesor jeta dhe shëndeti i qytetarëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e sotëm të VMRO-së./alsat
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...