Arsene Wenger është i bindur që Barcelona do të nënshkruajë me një tjetër sulmues pavarësisht se pret përmirësim nga francezi Antoine Griezmann.
Griezmann ka luftuar për të arritur në formën më të mirë në sezonin e tij të parë te Barça, duke shënuar 14 gola në 37 ndeshje që nga ardhja e tij prej 120 milionë eurosh nga Atletico Madridi.
Barca është lidhur shumë me një veprim për yllin e Interit, Lautaro Martinez , i cili konsiderohet si një zëvendësim afatgjatë për Luis Suarez.
Ish-menaxheri i Arsenalit, Wenger beson se Griezmann do të përmirësohet, por ndjehet se Barcelona do të shtojë një tjetër sulmues për sezonin e ri.
“Barcelona gjithmonë ka blerë lojtarët më të mëdhenj. Personalisht, nuk jam i sigurt se Suarez duhet të zëvendësohet”, ka thënë fillimisht Wenger për BeIN Sports.
“Ata mund të shtojnë një sulmues tjetër sepse është e vërtetë që Suarez dhe Lionel Messi janë kontribuuesit kryesorë dhe mund të kenë nevojë për dikë tjetër që mund të shënojë gola”.
“Unë ende mendoj se Griezmann në ndonjë fazë do të fillojë të shënojë gola, ai nuk duket plotësisht i përshtatur, mbase tani pas mbylljes ai do të rifreskohet sepse është edhe një golashënues i mirë”.
“Por, jam i bindur që ata do të blejnë edhe një sulmues tjetër”, përfundoi francezi.
Ndryshe, Messi ka shënuar 24 gola këtë sezon, ndërsa Suarez dhe Griezmann kanë kontribuar me nga 14 gola.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...