Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë kohës sa ishte kryeministër në detyrë, i ka përshëndetur protestuesit sikur në kohën e Enver Hoxhës.
Në edicionin special në Klan Kosova, Lekaj ka thënë se po të ishte Kurti i ndërgjegjshëm, do të kishte zbritur poshtë tek qytetarët dhe jo t’i përshëndesë ata nga largësia.
“Më ka shkuar në mend sikur në kohën e xhaxhit Enver apo ish liderëve komunistë që i kanë përshëndetur prej lartësisë qytetarët dhe nuk kanë qenë pjesë përbërëse e tyre”.
“Ka dhënë një mesazh jo shumë të mirë. Unë mendoj se në atë mënyrë edhe e ka bërë sepse po të ishte i ndërgjegjshëm do të kishte zbritur poshtë për hir të qytetarëve që i ka ftuar vet – t’i përshëndesë nga ballkoni ta jep një përshtypje të tillë”.
“Vet figura që e kemi parë të gjithë ma ka dhënë një përshtypje të tillë. Asnjëherë nuk i atakoj qytetarët, ata e kanë të drejtën e tyre që ta mbështesin çdo individ”.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK