FIBA Europe më 17 Qershor 2020 nga ora 10:00 do të organizojë videokonferencën e dytë për gjendjen e basketbollit, në këtë kohë të pandemisë me COVID-19.
Në adresë të FBK-së ka ardhur ftesa nga FIBA Europe, në emër të Kryetarit të FIBA Europe, Turgay Demirel dhe zëvendëskryetarit, John Goncalves, përgjegjës për federatat evropiane të renditura 33-50, në renditjen e Evropës.
Qëllimi i kësaj videokonference është të vazhdojë me vlerësimin e situatës aktuale që prek të gjitha Federatat Kombëtare Evropiane si rezultat i krizës COVID-19.
Në fund të muajit prill, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, kishte marrë pjesë në një videokonferencë me Kryetarin e FIBA Europe, Turgay Demirel, Nënkryetearët Jean Pierre Siutat, Carmen Tocala dhe John Goncalves, si dhe krerët e disa Federatave Nacionale.
Në këtë takim, Fetahu kishte raportuar mbi situatën aktuale në basketbollin vendor, anulimin dhe suspendimin e garave, problemet aktuale dhe potenciale me të cilat do të përballen akterët në sferën e basketbollit, si dhe paraqiti idetë e tij lidhur me përkrahjen e mundshme nga organizata botërore e basketbollit gjatë fazës së rimëkëmbjes nga efekti i pandemisë së krijuar me COVID-19./arbresh.info.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...