Napoli i ka ofruar sulmuesit Jose Callejon, kontratë dyvjeçare për të mbetur në “San Paolo”.
Kontrata momentale spanjollit i skadon në qershor, por sipas Corriere dello Sport, 30-vjeçari ende s’ka marrë vendimin përfundimtar, transmeton portali arbresh.info.
Që nga janari, Callejon është i lidhur me largimin, derisa disa skuadra të La Liga-s kanë shprehur interesim.

Thuhet se presidenti Aurelio de Laurenttis, ka ndryshuar mendje dhe ka nisur negociatat për t’ia rinovuar kontratën lojtarit.
Napoli i ka ofruar Callejon kontratë dyvjeçare dhe nuk dihet nëse lojtari e ka pranuar.
Spanjolli për “Napolitanët” ka shënuar 80 gola dhe ka dhënë 77 asistime në 336 ndeshje./arbresh.info
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...