Kuvendi Komunal i Skenderajt, me propozim të kryetarit Bekim Jashari, sot ka miratuar rishikimin e buxhetit për këtë vit, si nevojë e domosdoshme pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Me këtë rishikim, nëse miratohet nga Ministria e Financave, do të bëhet transferimi i mjeteve financiare nga projektet që rrezikohen të jetësohen këtë vit për shkak të pandemisë, në projektet tjera të cilat janë në realizim e sipër, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Sot, me propozimin tim Kuvendi Komunal ka miratuar rishikimin e buxhetit për këtë vit, si nevojë e domosdoshme pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Me këtë rishikim nëse miratohet nga Ministria e Financave do të bëhet transferimi i mjeteve financiare nga projektet të cilat rrezikohen të jetësohen këtë vit për shkak të pandemisë, në projektet tjera të cilat janë në realizim e sipër.
Kështu do të arrijmë që të kemi shpenzim efikas të buxhetit dhe realizim të projekteve konformë parashikimeve tona.
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...