Nënkryetari i LSDM-së dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevskit tha se “coronavirusi nuk zgjedh njerëzit nëse punojnë në administratë publik apo në sektor publik”.
Sipas tij, duhe të jemi të përgatitur për shkak se virusi do të jetë rreth nesh ndërsa obligimi ynë është që ta mbrojmë veten dhe më të afërmit tonë me respektim të masave të punonjësve shëndetësorë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mançevski thotë se zëvendësministrja Nevenka Stamenkovska nga OBRM-PDUKM vazhdon ta përdor virusin për qëllime politike dhe të numërojë institucionet me qëllim që të shpërndaj panik për të fituar politikisht.
“Kur flet se në cilët institucionet punojnë rastet pozitive me coronavirusi, pyes pse nuk flet për MPB. Edhe atje disa të punësuar u testuan pozitiv, në mesin e të cilëve edhe këshilltari i ministrit teknik”, thotë Mançevski.
Ai ju bëri apel që pandemia duhet të lihet anash ballafaqimeve politike ndërsa ndarjet, lajmet e rreme dhe përhapja e panikut është vetëm dëm.
“Askush nuk fiton nga ajo. Lufta jonë me virusin Covid-19 është vetëm me respektim të masave për të ulur numrat e rasteve pozitive dhe të lëmë që institucionet në mënyrë të pavarur të punojnë”, tha Mançevski.
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...