Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe para pllakës së “KFOR” në Prishtinë për të përkujtuar të rënët ndërkombëtar për lirinë e Kosovës.
Thaçi tha se “ne do të jemi shumë të ndërgjegjshëm si institucione përballë parnerëve tanë ndërkombëtar, SHBA-së dhe NATO-së”.
“Këto ditë shënojmë ditët e lirisë së Komunanovës dhe në të njejtën kohë momentin e nënshkrimit të Kosovës ku u dha edhe akti i kapitullit të Serbisë përballë luftës së Kosovës për liri dhe pavarësi.
Prandaj sot dua të nderoj ato gra e burra ndërkombëtar që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.
Thaçi tha se beson që me ndihmën e SHBA-së dhe ambasadorit Richard Grenell do të arrihet një marrëveshje eventuale për njohje reciproke nga Serbia.
“Besoj se në drejtim të administratës së Amerikës të udhëhequr nga presidenti Trump dhe rolin dinamik të ambasadorit Grenell gjërat do të lëvizin drejt një procesi produktiv të dialogut dhe të ndonjë marrëveshje eventuale që sjell njohjen reciproke të vendeve pra Kosovë-Serbi”, shtoi ai
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President