Kryetari i KMDLNJ- QR-Mitrovicë, Halit Barani i ka quajtur shpifje pretendimet se babai i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, Raifi, ishte pjesë e Policisë së Serbisë. Përkundrazi, sipas tij, Osmani ishte në shërbim të popullit shqiptar dhe interesave kombëtare.
Barani sqaroi se ka të dhëna të sakta se Osmani kishte punuar si referent në ish Sekretariatin Komunal të Mbrojtjes Popullore në Mitrovicë deri më 15.III.1989, kur është larguar nga puna si njeri i papërshtatshëm politikisht, pasi që ka rënë ndesh më politikën serbe të asaj kohe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.
“Të dhënat që ka KMDLNJ-QR në Mitrovicë, për këtë arsye, më 14.IV.1994, Raif Osmani ishte arrestuar nga policia (milicia) serbe në shtëpi të vet, në lagjen “Bair”, për tu liruar pas katër ditësh, i dërrmuar nga dhuna që polica serbe kishte ushtruar ndaj tij. Në të njëjtën ditë ishin arrestuar edhe Shahin Bajgora, Fadil Bajgora, Feriz Fetahu etj”, ka reaguar ai.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...