Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka konfirmuar se rreth 640 ushtarë amerikanë, të cilët janë pjesë e KFOR-it, do të qëndrojnë në Kosovë.
Kjo është konfirmuar në një letër që Trump ia ka drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi, ku ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, përcjellë arbresh.info.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4,000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në letrën e Trumpit.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE