Askush nuk mundi të futet në Maqedoninë Veriore të martën pasdite. Ani se Kosova ka hap kufijtë me shtetet e rajonit një gjë të tillë nuk e ka bërë ky shtet fqinj Maqedonia Veriore.
Krejt kjo pasi andej kufirit vazhdon të jetë gjendje e jashtëzakonshme për shkak të numrit të madh të infektuarave me virusin korona.
E mbyllja e kufirit thonë se ju ka shkartuar telashe edhe taksive që operojnë këndej pari.
Ata thonë se u janë pakësuar të ardhurat.
Si pasojë e mbylljes së kufirit ka edhe qytetarë kosovarë që kanë mbetur në Maqedoni.
Sipas kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma mos hapja e kufirit ua ka pamundësuar që t’i shohin edhe familjarët e tyre andej kufirit.
Ndërkohë gjendja e gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni pritet të skadojë me 14 qershor, e qeveria e atjeshme pritet të vendos a do të kërkojë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme,
Por, një gjë e tillë mund të bëhet vetëm pas vlerësimit të situatës epidemiologjike në këtë shtet. Një gjë të tillë e ka thënë për T7 zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani ka thënë se vendimi do të merret varësisht prej zhvillimeve epidemiologjike.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...