Ronaldinho e ka pranuar se arrestimi dhe burgosja në Paraguai për hyrje të jashtëligjshme me dokumente të falsifikuara do të jetojë gjithmonë në kujtesën e tij.
Bota e futbollit u trondit kur dha lajmi se Ronaldinho ishte arrestuar në Paraguai pasi ishte kapur me pasaportë të pavlefshme, por ajo çka pasoi ishte edhe më e pabesueshme sepse legjenda braziliane u mbajt në burg, transmeton Gazeta Express.
Kohën në burg ai e përshkruan si periudhë shumë e gjatë.
Ai u lirua nga burgu më 8 prill pasi pagoi garanci dhe tani po mbahet në arrest shtëpiak bashkë më të vëllain, i cili u arrestua për të njëjtin krim.
“Po na trajtojnë shumë mirë. Jemi të qetë por këto kanë qenë 60 ditë shumë të gjata”, tha Ronaldinho për Mundo Deportivo.
“Këtu mund të luajmë sporte dhe e kemi edhe një palestër, por mendoj se kjo përvojë e ndërlikuar do të mbetet në mendjen time përgjithmonë”, tha ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit.
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...