Komuna e Gostivarit ndan subvencione për qytetarët e Gostivarit për blerjen e biçikletave për të pasur mjedis të pastër.
Masa është pjesë e Programit komunal për mbrojtje të mjedisit dhe natyrës për vitin 2020, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komuna qytetarëve ua -paguan një pjesë të shpenzimeve të blerjes së biçikletës dhe kjo nuk mund të jetë më shumë se 50% e vlerës, por jo edhe më shumë se 5.000 denarë.
“Një nga masat e Programit për mbrojtje të mjedisit jetësor për këtë vit është edhe subvencionimi i klimave dhe biçikletave. Mendoj se është aksion i mirë, me subvencionet për blerjen e biçikletave do të duhet të përfshihen nga 200 deri 300 qytetarë”, tha Tarvari.
Aplikimi për subvencion do të zgjasë deri më 1 shtator apo deri sa të shpenzohen mjetet e parapara për këtë qëllim.
Biçikleta duhet të jetë blerë nga 3 shkurti deri më 1 shtator 2020, ndërsa si kusht për marrjen e parave nga komuna duhet të dorëzohet edhe pagesa e tatimit në pronë deri në vitin 2019.
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën