Në dy vjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, është zbuluar edhe bucketa fituese për ndërtimin e statujës së tij.
Nën praninë e Kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrës për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, dhe kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, është bërë zbulimi i kësaj buckete, përcjellë Gazeta OLLE.
Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe deputetë e figura të tjera, u bë zbulimi i bucketës në të cilën do të bazohet ndërtimi i statujës.
Kurse, Ministrja Dumoshi, zbuloi se vlera e shtatores do të kushtojë 49 mijë euro derisa hapësira se ku do të vendoset ajo do të diskutohet në mes Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Shtatorja do të jetë 3 metra e gjatë.
Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës